Lajçak dhe Escobar sot dalin në konferencë pas të gjitha takimeve

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lajçak dhe Escobar sot në konferencë të përbashkët.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, si dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, do të mbajnë sot një konferencë për shtyp.

Konferenca e Lajçak dhe Escobar do të mbahet përmes platformës online “Zoom”.

Lajçak dhe Escobar kanë ardhur të hënën në Kosovë, dhe kanë takuar Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak tha thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti Kurti ka thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Të martën, Lajçak dhe Escobar kanë takuar krerët e partive opozitare në vend, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe përfaqësues të Listës Serbe.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj patën kërkesa dhe pritje identike nga dialogu me Serbinë në takimet e ndara që i patën me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img