Rrahje te Pallati i Drejtësisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përleshje te Pallati i Drejtësisë, një i dyshuar sulmon dhe kanos viktimën.

Një përleshje ka ndodhur sot në Pallatin e Drejtësisë. Një i dyshuar ka sulmuar dhe kanosur viktimën, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot nga njësia policore e stacionit Jugu, është arrestuar një i dyshuar për një rast sulmi dhe kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Pallatin e Drejtësisë, me ç’ rast i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur viktimën. I dyshuari; G. S, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. Me qëllim të sqarimin dhe zbardhjes së plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale ”Sulm & Kanosje””, ka thënë Borovci.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img