Pas hapjes së pikës së re të vaksinimit kundër COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi u ka thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Ai ka lutur qytetarët që përveç dozës së parë e të dytë, të vaksinohen edhe me të tretën, duke theksuar se nuk ka zgjidhje tjetër.
“Në këtë ditë kaq të bukur kur numri i rasteve po bie, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur COVID-19 është vaksinimi. Nëse sot, të gjithë ne këtu i bindim nga dy veta për t’u vaksinuar, numri i të vaksinuarve do të rritet ndjeshëm. Unë i lus të gjithë qytetarët, të gjithë ata qe nuk janë vaksinuar, që të vaksinohen me të dozën e parë, të dytën, por edhe me të tretën. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Vetëm në këtë mënyrë ne e mbajmë qytetin hapur, qytetin e bukur të Prishtinës, i mbajmë restorantet, fushat sportive, të gjitha lokalet hapur, e mbajmë ekonominë hapur edhe jetën tonë e shkollat tona”, ka thënë Latifi, bëhet e ditur në njoftimin e MSH-së.





