Policia ia merr lejen 49-vjeçarit në Ferizaj, e zë në flagrancë duke tejkaluar në vijë të plotë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E zë në flagrancë duke tejkaluar në vijë të plotë, policia ia merr lejen 49-vjeçarit në Ferizaj.

Policia në Ferizaj njofton se sonte rreth orës 21 e 30 kanë ndaluar ngasësin e automjetit, N.H, 49 vjeçar, i cili shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Në lidhje me këtë ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor , 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img