Vjedhja e 2.1 milionë nga Thesari i Shtetit, Labinot Gruda e pranon fajësinë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Labinot Gruda e pranon fajësinë

Njëri prej të pandehurve kryesorë në rastin e dyshuar të vjedhjes së 2,1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020, Labinot Gruda, e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat për të cilat akuzohet, në seancën e radhës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e tij, avokati i të pandehurit tjetër për këtë rast, Kadri Shala, Floren Latifi, ka kërkuar që seanca të shtyhet.

Latifi ka thënë qe nuk e ka pritur këtë gjendje andaj i duhet më shumë kohë të konsultohet me klientin.

Ndërkohë, avokati Tahir Rrecaj ka thënë që aktakuza është e ngritur në prova të mjaftueshme dhe se jo vetëm ai por asnjë avokat nuk do të mund ta rrezojë poshtë aktakuzën.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img