Katër të vdekur dhe 643 raste të reja me COVID-19 të shtunën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Katër të vdekur e 643 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

12 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.

Në total numri i rasteve aktive është 14.639. /ORAinfo/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img