Shpend Ahemti ka një kërkesë për Përparim Ramën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shpend Ahmeti i kërkon Përparim Ramës që të mos e ndërpresë projektin për sallën e re të sporteve.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka kërkuar kryetarit aktual, Përparim Rama, që të mos e ndërpresë projektin për sallën e re të sporteve.

Përmes një postimi, Ahmeti ka publikuar fotografi nga projekti i një kompanie sllovene, që ka fituar në konkursin ndërkombëtar për sallën e re të sporteve me dorë në Prishtinë te Stacioni i Autobusëve.

“Për më shumë, ne kemi ndarë edhe mjetet dhe kemi filluar edhe prokurimin për këtë sallë super moderne, që do të përdorej nga klubet e Prishtinës dhe përfaqësuesja e Kosovës. Sporti zhvillohet nga infrastruktura dhe shpresoj që kryetari Rama të mos e ndërpresë këtë projekt të domosdoshëm për Prishtinën”, tha Ahmeti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img