Njihuni me zyrtaren e parë diplomatike kosovare në Departament të Shtetit, amerikanët e quajnë “zhvillim historik”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kjo është zyrtarja e parë diplomatike kosovare në Departament të Shtetit, amerikanët e quajnë “zhvillim historik”.

Diplomacia kosovare tashmë do të ketë njeriun e saj në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Amerikanët e kanë quajtur këtë si “zhvillim historik”, transmeton lajmi.net.

Përmes një postimi në Tëitter, DASH-i ka bërë të ditur se kjo marrëveshje do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin mes SHBA-së, Kosovës dhe partnerëve të politikës së jashtme.

“Sot Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur Merdiana Leci si zyrtarja e parë ndërlidhëse diplomatike e Kosovës me Departamentin e Shtetit. Kjo marrëveshje historike do të forcojë më tej mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe partnerëve në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Kujtojmë se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, më 11 janar të këtij viti ka njoftuar se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img