Kosova sot ka festuar 14 vjetorin e pavarësisë. Në gjithë vendin janë bërë organizime të ndryshme për nder të kësaj feste.
Një organizim i veçantë është mbajtur edhe nga kopshti ‘VIP-Kids’ në Fushë Kosovë. E fëmijët e këtij kopshti janë befasuar nga një mysafir i veçantë.
Ka qenë ish-presidenti, Fatmir Sejdiu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, që e kanë ndjekur nga afër programin e organizuar nga ky kopsht, shkruan ORAinfo.

Sejdiu i cili ishte edhe presidenti i Kosovës në kohën e shpalljes se pavarësisë në vitin 2008, ka rrëfyer para te vegjëlve për sakrificën që ka bërë Kosova për të arritur deri te kjo ditë.
Rrëfimi i tij ka ngjall edhe kureshtje të fëmijët të cilët bënin pyetje të ndryshme.
Për me tepër në link e gjeni të plotë videon e vizitës se Fatmir Sejdiut në kopshtin ‘VIP-Kids’:
https://www.facebook.com/watch/?v=1109034919641188





