Mbi pesë mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vendi ynë po vazhdon të përballet me pandeminë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka rënë në 5 mijë e 961, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 236 raste të reja me Covid-19. Gjatë kësaj kohe u regjistruan edhe katër raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.

Njoftimi i plotë:

18 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.

Në total numri i rasteve aktive është 5.961.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img