Më 17.02.2022, Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë,organizoi manifestim kulturor për të kremtuar 14 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kjo vërtet ishte një mbrëmje shumë e veçantë për të gjithë të pranishmit, duke pas parasyshë të kaluaren e popullit tonë me vuajtje e sakrifica të shumta.
Në këtë takim me pjesëmarrjen e tyre na nderuan edhe shumë personalitete të jetës shoqërore dhe politike, ndër të cilët veçojmë z. Fahri Mahalla , z. Mustaf Rrahmani, Mr. Musa Kamenica – këshilltar në Kuvendin Komunal në Komunën e Lozanës dhe kandidat për deputet në kantonin Vaud, z. Jeton Hoxha – këshilltar në Komunën Renens dhe kandidat për deputet në kantonin Vaud, z. Naim Smakiqi – këshilltar në Komunën Renens si dhe shumë e shumë personalitete të tjera!
Në emër të organizatorit të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti kryetari i Qendrës, Fehim ef. Abazi.
Abazi në fjalën e tij, pasi i përshëndeti mysafirët dhe i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre, për kohën e ndarë të jenë së bashku me shumë miq të Qendrës në këtë mbrëmje të veçantë, fjalën e tij e përqendroi mbi Kontributin e Hoxhollarëve në çështjen Kombëtare dhe luftën e fundit të Kosovës.
Përveç imamit njëherit kryetarit të Qendrës, para të pranishmëve me nga një fjalë rasti u paraqitën edhe z.Fahri Mahalla, z.Ismet Murtezi, z. Musa Kamenica, z. Jeton Hoxha, z. Naim Smakiqi, z. Mustaf Rrahmani, haxhi Xhemal Hoxha dhe haxhi Shaban Ahmeti të cilët përveç përshëndetjes së të pranishmëve nuk lanë pa shprehur edhe kënaqësinë që përjetuan në këtë ngjarje të veçantë të festimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Shpresojmë që ngjarje të tilla, që bashkojnë komunitetin shqiptar në Vaud dhe më gjerë, të ketë sa më tepër, në mënyrë që ta mbajmë gjallë frymën e unitetit, bashkëpunimit dhe vëllazërisë mes nesh!
Ne respekt nga Kryesia e Qendrës.





