Kurti takohet me kryetarin e Kryqit të Kuq, ja për çfarë bisedojnë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Albin Kurti është takuar sot me kryetarin e Kryqit të Kuq.

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Kurti ka shkruar se me Maurer kanë diskutuar për personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999. 1617 persona ende konsiderohen të zhdukur. Progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet që pikëllim. Me Peter Maurer diskutuam mënyrat se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë me eksperiencën dhe ekspertizën”, ka shkruar Kurti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img