Avokatit të njohur shqiptar në Austri, Mirsad Musliut, i bëhet dhuratë fanella e legjendës Fadil Vokrri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Legjenda e futbollit kosovar dhe shqiptar në përgjithësi, Fadil Vokrri do të përkujtohet vazhdimisht. Ai edhe pse nuk jeton më, është në zemrat e çdo sportdashësi, shkruan Alb’swiss TV

Avokatit të mirënjohur shqiptar në Vjenë të Austrisë, Mirsad Musliu, me origjinë nga Gostivari, i është dhuruar fanella e legjendës së futbollit kosovar dhe jovetëm, Fadil Vokrri.

Fanellën e Vokrrit me numrin 9 avokati Musliu e ka pranuar nga një mik shumë i afërt i të ndjerit Fadil Vokrri, Fatmir Kuqi, një kontribues i madh në pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA.

“Falëmenderoj përzemersisht z. Fatmir Kuqin prej Genfit të Zvicrës për fanellën e legjendës të futbollit shqiptar, Fadil Vokrri! FV9”, ka deklaruar Mirsad Musliu, avokati i njohur shqiptar në Austri./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img