Mali i Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe në Podgoricë, për hapjen e tri qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën zyrtare të Serbisë për hapjen e tri qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit, ka bërë të ditur kryeministri, Zdravko Krivokapiq, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë proserbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit shkruan Alb’swiss TV.

Sipas një njoftimi, Ministria e Jashtme e Malit të Zi kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri.

Ata thanë se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiq nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në këtë vend. “Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale, që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i Jashtëm, Gjorgje Raduloviq”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit./albswiss.com/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img