Shoqata e Bankave të Kosovës shpreh shqetësimin, për siҫ ka thënë numrin e lartë të sulmeve të armatosura në banka.
“Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë”, thuhet në reagim.
Shoqata i dënon këto akte dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve.
Ndryshe, sot në orët e mëngjesit në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e një banke, nga tre persona të armatosur.





