Sot në 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, televizioni Alb’swiss TV, të gjithë bashkëkombëseve, në trojet etnike dhe në mërgatë ju uron këtë festë kombëtare, që sublimon përpjekjet tona shekullore për jetë të lirë dhe shtet të pavarur e sovran.
Sot, duke kremtuar këtë datë duhet kujtuar dhe nderuar të gjitha ato gjenerata, që kanë sakrifikuar për këtë ditë dhe që nuk janë më në mesin tonë. Ata e kanë nderimin e përjetshëm, ndërsa neve na mbetet amanet i përhershëm forcimi dhe avancimi i këtij shteti.
Si çdo herë, Kosova e pavarur na jep energji e na bënë krenar edhe ne në mërgatë, që të kontribuojmë për aq sa ka mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të saj.
Stafi i Alb’swiss TV!





