Organizata EPER në kuadrin e programeve të saj “Age et Migration” fton gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në një takim të përbashkët sqarues lidhur me pensionet profesionale në Zvicër (LPP)
Takimi do mbahet ditë e mërkurë më 3 maj 2023 duke filluar nga ora 18 e 30 në sallën e restorantit La Cité des Vents – në adresën: Rue de la Coupe Gordon-Bennett 3, 1219 Vernier
Takimi parashihet të zhvilloj debate dhe diskutime sqaruese lidhur me Pensionet profesionale në shtetin e Zvicrës (LPP). Gjegjësisht, do flitet për daljen në pension në kuadër të shkallës së dytë bashkë me sigurimin e pleqërisë, të mbijetuarve dhe të invaliditetit (AVS). Kjo do pa mëdyshje do siguroj edhe ruajtjen e nivelit të jetesës sa më të përshtatshme për gjithë pensionistët.
Se kush i kontribuon LPP, cili duhet të jetë kujdesi në rast ndërrimit të vendit të punës, për tërheqjen e të ardhurave nga LPP (shembull në raste blerjes së patundshmërive ose ndonjë aktiviteti të pavarur, divorci dhe ndarja e atyre të ardhurave), opsionet e zgjedhjes nga shkalla e dytë, kapital apo pensione mujore, kërkimi i të ardhurave të humbura nga shkalla e dytë… Këto janë vetëm disa nga çështjet thelbësore që do të zhvillohen dhe do paraqiten nga “Age et Migration, EPER” ku e ftuara Linda Redzaj – këshilltare juriste do ju njoftojnë për të gjitha.
Luljeta Hajzeraj
+ 41 77 498 35 70
Jeni të mirëseardhur dhe respekt për gjitha ata që do marrin pjesë!





