Në zemrën time
Në zemrën time
S’ ka dhoma boshe
As karrige të zëna
Rrokaqiej e dhoma VIP
Zemra ime s’preferon
Qoshe të ngushta
Dhoma të errëta
As rrugë të tërthorta
Mbi ngricat e pirgjeve
Digjet në të padukshmen
Ajo druan të bëhet tym
Po vetëm tym pa zjarr
Në portën e hapur
Si diell varur mbetet
Një dorë dhe një zemër
Vizatimi i parë i jetës





