I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është rikthyer sërish të flasë për Asociacionin.
Këtu kujtoi deklarimin e kryeministrit Kurti lidhur me sundimin e ligjit, duke thënë se nëse flet vazhdimisht për të, pse s’po e themelon Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.
Madje, ai shtoi se diçka e tillë është e pakuptueshme. Siç tha në një konferencë për media Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan, nëse duam të flasim për sundim të ligjit, atëherë Asociacioni është pjesë e tij.
“Duke e refuzuar këtë obligim, Kosova po e refuzon obligim evropian sepse është marrëveshje edhe mes Kosovës dhe BE-së. Nuk po i kërkojmë të bëjë diçka që nuk duhet ta bëjë, po i kërkojmë ta bëjë brenda kornizave. Çfarë nuk kuptojmë është se pse Qeveria e Kosovës refuzon të pranojë obligimet e saj ligjore. E kemi dëgjuar Kurtin të thotë se do vetëm sundimin e ligjit. Nëse duam të flasim për sundim të ligjit Asociacioni është pjesë e tij”.





