Ambasadori gjerman në Kosovë flet për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Pse nuk reagoi Lista Serbe? Brutaliteti i dhunës është tronditës!

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve në veri, ku përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se brutaliteti i dhunës fizike është tronditës.

Ambasadori thekson se lidhur me sulmin ndaj gazetarëve duhet të reagonin dhe përfaqësuesit e Listës Serbe për të de-përshkallëzuar situatën.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Srpska mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ambasadori gjerman. syri.net

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img