Librat poezi nga Avni Azizi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Librat lexohen me zjarr
Ato të shpijnë dallgëve
Janë anije të mendimit
Po disa digjen ngadalë

Kur kanë faqe të ngrira
Kur se thonë të keqen
Nuk janë marramendëse
Ato nuk japin nxehtësi

Librat digjen shpejt
Kur fjalën e kanë akull
Zbrazëtinë përbrenda
Kristale të përsëritura

Me zjarret e fshehura
Rrjedhat e burimeve
Ato ia kthejnë jetës
Shkëlqimet e stinëve

Ato me shumë ngjyra
Diell dhe ujë të ftohtë
Janë të pavdekshme
Të bukura në lakuriqësi

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img