Kur lulet vyshken, poezi nga Avni Azizi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kur lulet vyshken

Në vorbullën e jetës
Radhazi për shumë vjet
Ranë shira të rrëmbyer
Mbi shpresën e zbehtë

Rrugës nëpër mjegull
Lulet e bardha të besimit
U vyshkën nga qielli gri
Në thellësi të shpirtit

Kur qiejt janë me re
Humb ekuilibri i natyrës
Lulëzon ndjenjë verbuese
Pelte mes shkretëtirës

Koha tkurret para nesh
Afërsia bëhet e ndjeshme
Mulliri bluan indiferencë
Ftohtësi të njëtrajtshme

Jeta si rreze e heshtur
Rrëshqet nëpër dritare
E butë e paarritshme
Si një trëndafil parajse

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img