Vizita e Haxhiut e Dibranit në Londër, ambasada e Britanisë së Madhe del me njoftim

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi dhe me zyrtarë të lartë të ministrisë po qwndrojnë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata janë takuar me zyrtarë të lartë në Britaninë e Madhe ndërsa sot për këtë vizitë është deklaruar edhe ambasada e këtij vendi me seli në Prishtinë.

“Me kënaqësi mbështetëm vizitën e Ministres Haxhiu në Britaninë e Madhe dhe ndanim përvojën tonë në kundërshtimin e dhunës me bazë gjinore, rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë i drejtësisë është gurthemeli i një vendi demokratik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img