5.8 C
Geneva
Sunday, November 9, 2025

Shije dëshpërimi – Poezi nga Avni Azizi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nuk mbeti asgjë për tu besuar
Në gjurmën e bardhë të dritës
Që bie gjithnjë duke u dendësuar
Si perde e trashë mes errësirës

Nuk mbeti asgjë për tu besuar
Rrjedhës së rrëmbyer të një fati
I cili krijon duartrokitje teatrale
Duke flakëruar si gurë mëkati

Nuk mbeti asgjë për tu besuar
Mbi rërën që fsheh shumë gjëra
Brigjeve ku fluturon e panjohura
Në ulërima ujqish dhe plot zëra

Nuk mbeti asgjë për tu besuar
Në ditët që rrotullohen si dhelpër
Gjithçka tokësore bëhet e cektë
Shija e dëshpërimit rrinë pezull

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img