15.2 C
Geneva
Friday, October 10, 2025

Pushime të mbara për të gjithë mërgimtarët tanë!

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga: Dashnim HEBIBI

Pushimet verore kanë nisur në Zvicër

Zürich, 05 Korrik 2025 – Prej sot, në disa kantone të Zvicrës kanë filluar pushimet verore — një kohë e shumëpritur, veçanërisht për familjet me fëmijë në shkollë. Në kantonin e Solothurnit, St.Gallen, Gjenevë dhe disa kantone të tjera, viti shkollor përfundoi dje më 4 korrik, ndërsa në kantone të tjera si Cyrihu, pushimet fillojnë më 12 korrik.

Që nga mbrëmë, shumë bashkatdhetarë kanë filluar rrugëtimin drejt atdheut. Sipas burimeve tona, në kantonin e Solothurnit u panë dhjetëra familje që u nisën menjëherë pas përfundimit të shkollës. Gëzimi në sytë e tyre ishte i dukshëm — i ndjerë, i thellë, i merituar. Sidomos fëmijët që kanë marrë nota të mira, sollën krenari dhe emocion në zemrat e prindërve të tyre.

Në orët e para të mëngjesit, ata që kanë zgjedhur të udhëtojnë me vetura duhet të përgatiten për kolona — pritje të gjata janë paralajmëruar veçanërisht në Kroaci. Ndërsa mbrëmë, për ata që synonin të kalojnë nga Italia, udhëtimi u bë i pamundur për shkak të një problemi teknik në tunelin më të gjatë të Evropës, Gotthard.

Në aeroportin e Cyrihut, që nga ora 3 e mëngjesit, ka gjallëri e emocion. Radhët e gjata janë mbushur me fytyra shqiptare që presin avionët e parë drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Mërgimtari pushimin nuk e pret veç për pushim e pret si diellin pas një dimri të gjatë. Atdheu s’e thërret me fjalë, por me ndjenjë.

Me erën e lagjes, me zërin e një nate shqiptare.

Në valixhe merr dhurata, por mban dhe mallin. Fotot e fëmijërisë në sytë e vetes i ngjallin. Rrugët e gjata nuk janë të lodhshme kur zemra është plot, Se vendi i lindjes e pret me lule e lot.

Pushime të mbara për të gjithë mërgimtarët tanë!

Udhë të mbarë dhe përqafime të ngrohta në atdhe!

(Foto ilustrim)

SAM24.info

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img