Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih u mbajt një ceremoni përkujtimore dhe promovimi i librit “Agimi i Lirisë” të autorit Bedri Tahiri, i kushtuar heroizmit të dëshmorit të kombit Agim (Rrahim) Ramadani, në 27-vjetorin e rënies së tij.
Nën patronazhin e shefit të misionit, z. Vigan Berisha, dhe në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, kjo ngjarje mblodhi figura nga jeta diplomatike, shoqërore e kombëtare, për të nderuar jetën dhe veprën e njërit prej prijësve të luftës për liri.
Kjo mbrëmje ishte një kujtesë se gjaku i dëshmorëve është themeli mbi të cilin u ngrit liria jonë. Falënderim i thellë për të gjithë ata që morën pjesë dhe e bënë edhe më domethënëse këtë përvjetor dhe promovim libri.
Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës!/Alb’swiss TV/