15.2 C
Geneva
Thursday, October 9, 2025

FESTIVALI FOLKLORIK MBARËKOMBËTAR “ILIRËT JEHOJNË” – NË LOZANË, 15–16 NËNTOR 2025

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit po afron me ritme të shpejta.

Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Ilirët Jehojnë” do të mbahet më datat 15 dhe 16 nëntor 2025, në qytetin e Lozanës, Zvicër, duke premtuar një program më të pasur dhe më madhështor se kurrë më parë.

📍 Vendndodhja:Grande Salle de Vennes, Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne

🗓 Orari i aktivitetit:
E shtunë, 15 nëntor 2025,ora 17:00 – 22:00
E diel, 16 nëntor 2025,ora 14:00 – 19:00

Programi i festivalit përfshin:
Performanca live me artistë të njohur
Aktivitete të larmishme për familje
Prezantim të ushqimit tradicional
Si dhe surpriza të tjera për të pranishmit

Juria profesionale e festivalit përbëhet nga:
– Ermir Dizdari
– Sami Pira
– Dilaver Kryeziu

Artisti me famë botërore:Xhevat Limani
Moderator:Defrim Methasani
📺 Média partnere:RTK dhe Televizioni Alb’swiss me seli në Gjenevë, i cili do të pasqyrojë nga afër atmosferën dhe emocionet e kësaj ngjarjeje të madhe kulturore.

Ky festival përfaqëson një ngjarje të madhe të kulturës dhe trashëgimisë sonë folklorike, duke ofruar një hapësirë unike për bashkim, argëtim dhe promovim të identitetit kombëtar.

📣 Thirrje për publikun:
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirësit e kulturës që të shënojnë datat në kalendar dhe të bëhen pjesë e këtij manifestimi të veçantë. Sa më i madh numri i pjesëmarrësve, aq më e fuqishme jehona e traditës sonë.

Me respekt,
*Fatime Kalimashi*
Drejtoreshë e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Ilirët Jehojnë”

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img