14.2 C
Geneva
Tuesday, October 14, 2025

“Krenari dhe Qëndresë”, “Stolz und Widerstand” nga Shqipe Sylejmani

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, mori pjesë në përurimin e librit më të ri të autores dhe gazetares shqiptare që jeton në Zvicër, znj. Shqipe Sylejmani, me titull “Stolz und Widerstand” (“Krenari dhe Qëndresë”).

Ky roman sjell rrëfime të frymëzuara nga historia dhe kujtesa kolektive e popullit tonë, duke vënë në qendër figurën e gruas shqiptare, gjyshet, nënat, motrat dhe bijat tona, të cilat me sakrificën, forcën dhe dinjitetin e tyre kanë mbajtur gjallë shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar ndër breza.

Romani “Stolz und Widerstand” është më shumë se një rrëfim letrar, është një pasqyrim i përvojës shqiptare në mërgatë dhe një homazh për gruan që, përmes përkushtimit të heshtur, ka ndërtuar ura mes kulturave dhe brezave.

Z. Berisha përgëzoi autoren për këtë vepër të ndjeshme dhe të fuqishme, e cila, krahas botimeve të tjera që trajtojnë rolin e gruas shqiptare në diasporë, e pasuron letërsinë shqipe në Zvicër dhe ngre lart zërin e gruas shqiptare si simbol të qëndresës, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Ky botim është një dëshmi e kontributit të çmuar të komunitetit shqiptar në Zvicër në fushën e kulturës dhe letërsisë, si dhe një shembull frymëzues i mënyrës se si rrënjët, kujtesa dhe fjala e shkruar mund të bashkojnë njerëz e breza përtej kufijve./Alb’swiss TV/

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img