17.2 C
Geneva
Wednesday, October 22, 2025

Futbollisti i ri Trim Arifaj pritet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shefi i Misionit Konsullor, z. Berisha, priti në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih futbollistin e ri premtues, Trim Arifaj, i cili aktualisht luan për ekipin FC Schaffhausen U15.

Trimi është nxënës në Talent Campus Winterthur, ku ndjek një program që ndërthur arsimin me zhvillimin sportiv. Ai stërvitet gjashtë herë në javë – dy herë me FC Winterthur dhe katër herë me FC Schaffhausen – duke treguar përkushtim dhe disiplinë të lartë.

Me tri ftesa në stërvitje nga përfaqësuesja zvicerane U15, ai po dëshmon potencial të madh dhe profesionalizëm të hershëm në rrugën e tij sportive.

Takimi u zhvillua në një frymë inkurajimi dhe mbështetjeje për të rinjtë e mërgatës, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet komunitetin tonë në Zvicër dhe më gjerë./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img