5.2 C
Geneva
Thursday, November 13, 2025

Lozanë mirëpret Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar më 15–16 nëntor 2025

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Më 15 dhe 16 nëntor 2025, qyteti i Lozanës do të jetë mikpritës i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të komunitetit shqiptar në diasporë. Këtë vit, festivali do të mbahet në nder të Ditës së Flamurit dhe do të ketë të ftuar special aktorin me famë botërore z. Xhevat Limani, njofton Alb’swiss TV.

Ky edicion premton një program të pasur artistik dhe një atmosferë madhështore, duke mbledhur ansamble folklorike, këngëtarë, valltarë dhe artista nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga komunitetet shqiptare në Evropë.

Ruajtje e trashëgimisë dhe identitetit kombëtar

Festivali Folklorik Mbarëkombëtar ka për qëllim të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore mbarëkombëtare përmes këngëve, valleve, kostumeve tradicionale dhe aktiviteteve kulturore shoqëruese.

Ky manifestim zhvillohet nën drejtimin e Fatime Kalimashit, ndërsa në Këshillin Organizator marrin pjesë Prof. Dilaver Kryeziu, Isak Aliaj dhe SHKA “Ilirët”.

Juria përbëhet nga profesorë dhe studiues të njohur të muzikës dhe folklorit shqiptar: Prof. Dilaver Kryeziu, Prof. Sami Piraj dhe Emir Dizdari.
Moderimin e mbrëmjeve do ta bëjnë Defrim Methasani dhe Mirjeta Aliaj.

Mbulesë mediatike nga RTK dhe Alb’swiss TV

Ngjarja do të mbulohet në mënyrë profesionale nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe nga Alb’swiss Media me seli në Gjenevë, të cilat do të përcjellin për publikun mbarëkombëtar atmosferën, emocionet dhe performancat e artistëve pjesëmarrës, duke sjellë në ekran ngjyrat e pasura të kulturës shqiptare.


“’Festivali Folklorik Mbarëkombëtar’ është jo vetëm një manifestim artistik, por edhe një frymë bashkimi që rikujton rrënjët tona dhe e përcjell trashëgiminë tek brezat e ardhshëm,” theksojnë organizatorët.


📜 Programi Artistik

Nata e Parë – 15 Nëntor 2025

  • 17:00 – Mbërritja e grupeve artistike dhe përgatitjet

  • 17:30 – Pritja e mysafirëve

  • 18:30 – Hapja zyrtare e Festivalit nga drejtoresha Fatime Kalimashi

    • Pikë valle nga SHKA “Ilirët” – grupi i të rriturve

    • Recital nga aktori Xhevat Limani, në nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

Performojnë:

  • Shoqata “Bashkimi” – Uster

  • Shoqata “Pavarësia” – Shtutgart, Gjermani

  • Shoqata “Ilirët” – St. Gallen

  • Shoqata Kulturore “Sharri” – St. Gallen

  • Grupi i Valltarëve “Shqiponjat” – Itali

  • SHKA “Ilirët” – Lozanë


Nata e Dytë – 16 Nëntor 2025

  • 14:00 – Mbërritja e grupeve

  • 14:30 – Pritja e mysafirëve

  • 15:00 – Hapja zyrtare e natës së dytë

Performojnë:

  • Ansambli “Gëzuar” – Gjenevë

  • SHKA “Teuta” – Lozanë

  • Ansambli “Trojet” – Winterthur

  • Rapsodët – Gjenevë

  • SHKA “AlbaKult” – Bern

  • “Rinia Kontakt” – Gjenevë

  • SHKA “Ilirët” – Lozanë (ritakimi final)

Mysafirë nderi:
Flamur Shala, Eliona Bytyqi dhe Bashkim Morina


Ky edicion i parë i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar shënon fillimin e një tradite që synon të jetojë ndër breza, duke e kthyer Lozanën për dy ditë në qendrën e këngës, vallës dhe kulturës shqiptare në zemër të Zvicrës./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img