Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, u takua sot me Presidentin e Qeverisë Kantonale të Obwaldenit, Daniel Wyler, në një takim të zhvilluar në një atmosferë miqësore dhe profesionale.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërstitucional mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve kantonale të Obwaldenit. Palët vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar në këtë kanton, i cili prej vitesh kontribuon pozitivisht në jetën shoqërore dhe ekonomike të zonës.
Z. Berisha shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në funksion të mirëqenies së komunitetit dhe avancimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Zvicrës.🇽🇰🤝🇨🇭






