0.8 C
Geneva
Tuesday, January 20, 2026

Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih zhvillon takim zyrtar me Policinë e Qytetit të Cyrihut

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sot, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, u prit në një takim zyrtar në Selinë Qendrore të Policisë së Qytetit të Cyrihut (Amtshaus I) nga Nënkolonel Daniel Stein, Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Zëvendëskomandant i Parë i Policisë së Qytetit të Cyrihut.

Gjatë këtij takimi u shpreh mirënjohja reciproke për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë vitit të kaluar, si dhe u diskutuan tema me interes të përbashkët. Në fokus të veçantë ishin edhe mundësitë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional, në frymën e marrëdhënieve shumë të mira dhe konstruktive ndërmjet institucioneve përkatëse.

Takimi konfirmoi angazhimin e ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional në të ardhmen./Alb’swiss TV/


Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img