0.2 C
Geneva
Tuesday, January 20, 2026

Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë organizon një koncert me tenorin Ramë Lahaj për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizon një koncert gala me tenorin kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj.

Ky aktivitet kulturor, që pritet të jetë një festë e vërtetë e muzikës dhe emocioneve, do të mbahet më 23 shkurt 2026, në sallën prestigjioze Victoria Hall në Gjenevë.

Yjet e skenës operistike bashkohen për Kosovën

Tenori Ramë Lahaj, një nga zërat më të njohur shqiptarë në skenat ndërkombëtare të operës, vjen në Gjenevë për të ndarë artin e tij me bashkatdhetarët dhe miqtë e Kosovës. Mbrëmja do të pasurohet edhe më tej nga pjesëmarrja e sopranos së mirënjohur Marigona Qerkezi, e ftuar speciale e koncertit.

Nën shoqërimin në piano të mjeshtrit Kamal Khan, programi artistik premton një udhëtim muzikor të paharrueshëm. Repertori i përzgjedhur do të ndërthurë vlerat e traditës muzikore shqiptare me kryevepra të muzikës klasike botërore, duke krijuar një harmoni mes identitetit kulturor dhe artit universal.

Informata për pjesëmarrje

Koncerti organizohet si dhuratë për publikun dhe hyrja është falas (gratis). Megjithatë, për shkak të kapacitetit të kufizuar të sallës dhe interesimit të madh, rezervimi i biletës është i detyrueshëm. Vlen të përmendet se kjo ngjarje kulturore do të përcjellët nga Televizioni i Mërgatës Alb’swiss.

Detajet e koncertit:

Data: 23 shkurt 2026
Vendi: Victoria Hall, Rue du Général-Dufour 14, 1204 Genève, Zvicër
Ora: 19:30 (Hapja e dyerve në 18:30)

Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje festive, rezervimi mund të bëhet përmes linkut zyrtar:

KLIKO KËTU PËR REZERVIM

Të gjithë bashkatdhetarët në Zvicër, si dhe dashamirët e artit dhe muzikës klasike, ftohen t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje solemne për të festuar 18 vjet shtetësi të Kosovës, përmes gjuhës universale të artit–muzikës./Alb’swiss TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img