4.2 C
Geneva
Thursday, January 22, 2026

Gjenevë: Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Bahamas, Kabashi takohet me ambasadoren Hermanns

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Diplomacia kosovare në Zvicër vazhdon angazhimin e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zgjerimin e bashkëpunimit multilateral.

Udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, është pritur në një takim të veçantë nga Përfaqësuesja e Përhershme e Commonwealth-it të Bahamas pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave të tjera ndërkombëtare me seli në Gjenevë, Ambasadorja Patricia Ann Hermanns.

Ky takim shërbeu si një mundësi për të rikonfirmuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Me këtë rast, znj. Kabashi i përcolli ambasadores Hermanns mirënjohjen dhe falënderimet e thella të institucioneve dhe popullit të Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Bahamas. Ajo theksoi se ky akt ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.

Përveç aspektit bilateral, në fokus të diskutimit ishte edhe bashkëpunimi në rrafshin shumëpalësh. Të dy diplomatet biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duke pasur parasysh rëndësinë e Gjenevës si qendër globale e diplomacisë.

Takimi rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për të qenë një partner aktiv dhe i besueshëm në arenën ndërkombëtare 🇽🇰🇧🇸./Alb’swis TV/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img