Një figurë që nuk harrohet: Në Cyrih nderohet akademik Fehmi Agani

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Komuniteti shqiptar në Zvicër do të ketë mundësinë të marrë pjesë në një ngjarje të veçantë kulturore dhe historike, kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të kombit shqiptar, akademik Fehmi Agani.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, organizon ekspozitën tematike-muzeore me titull:
“Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit”.

Kjo ekspozitë synon të sjellë më afër publikun me jetën, veprën dhe rolin e rëndësishëm të Fehmi Aganit në historinë moderne të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Ngjarja do të mbahet:
📅 E shtunë, 9 maj 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Katzenbachstrasse 4, 8052, Zürich

Organizatorët ftojnë bashkatdhetarët, miqtë dhe të gjithë të interesuarit që, me pjesëmarrjen e tyre, të nderojnë figurën dhe kontributin e akademikut Agani.

Për konfirmim të pjesëmarrjes, të interesuarit mund të kontaktojnë në:
📧 Blerta.Nuhiu@rks-gov.net

Ky aktivitet pritet të mbledhë një numër të madh pjesëmarrësish dhe të shërbejë si një moment reflektimi dhe kujtese për një personalitet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare.

Mirë se vini

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img