Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, udhëheqësja Floreta Kabashi priti në një takim përshëndetës Vasilika Hysi, Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë pranë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.
Gjatë bashkëbisedimit, znj. Kabashi shprehu mirënjohjen e saj për Ambasadoren Hysi për bashkëpunimin e ngushtë përgjatë gjithë mandatit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës në kuadër të organizatave ndërkombëtare me seli në Gjenevë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, duke shënuar edhe përfundimin e mandatit të Ambasadores Hysi. Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e koordinimit të mëtejshëm ndërinstitucional në arenën ndërkombëtare.
Në përmbyllje, znj. Kabashi i uroi Ambasadores Hysi suksese në angazhimet e saj të ardhshme, duke nënvizuar kontributin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në nivel diplomatik. 🇽🇰🇦🇱





