(Dëshmorit të lirisë)
Nga Sojeva e tokës së bekuar,
u ngrit një djalë trim e burrëror,
me zemër të madhe për Atdheun,
me ideal të pastër e flamur në dorë.
Mërgimi s’ia fiku dashurinë,
për Kosovën që lirinë kërkonte,
thirrjes së UÇK-së iu përgjigj,
aty ku pushka për çlirim gjëmonte.
Në Pashtrikun e lavdisë sonë,
në vijën e zjarrtë të frontit shqiptar,
ra dëshmor më tre qershor,
duke u bërë emër i pavdekshëm kombëtar.
Gjaku yt u bë dritë lirie,
u bë betim për brezat që vijnë,
sot përmendorja ngrihet krenare,
në Sojevën tënde që kurrë s’të harron.
Pushofsh i qetë, o bir i Kosovës,
në altarin e shenjtë të lirisë;
emri yt do të jetojë përjetë,
në zemrat tona dhe në historinë e Shqipërisë etnike.
Qoftë i paharruar emri dhe vepra e tij!
Lavdi!
Xh. H.





