Ditë më parë në Renens të Zvicrës u mbajt ediconi i dytë i festivalit folklorik “Diaspora Jehon”, ku morrën pjesë disa Ansamble folklorike nga Evropa dhe trojet Shqiptare.
Në festival si mysafire ishte e ftuar edhe këngtarja e re nga Skifteraj i Vitisë, Lina Sadiku, e cila ksaj radhe u paraqit me një këng kushtuar dëshmorit të Kombit Kenan Halimi.
Performanca e Lines u prit me entuziazëm nga publiku i pranishëm, me ç’rast zëri i saj i ëmbël dëshmoj edhe një her se një emër që premton po i shtohet arenes sonë muzikore.
Mërgata jonë nga Vitia, që ishte në numër të kinsiderueshëm në sallë, u nda e knaqur dhe krenar me paraqitjen e shkëlqyeshme të Lines në sken, e cila i dha një freski festivalit në fjal. / Alb’swiss TV
Kënga e plotë më poshtë:





