Albin Kurti thotë se duhet ta ndryshojmë Kushtetutën që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti ka thënë se kushtetuta duhet të ndryshohet që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar sot Gjirokastrën si pjesë e fushatës parazgjedhore të degës së partisë së tij në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill .

Kurti foli në Gjirokastër tha se duhet ta ndryshojnë Kushtetutën për ta mundësuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ne kemi pengesë Kushtetutën Republikës së Kosovës. [..] Neni 1, pika 3 dhe neni 1, pika 1 nuk janë në përputhje, por me vullnet politik, ne duhet të edhe ta ndryshojmë Kushtetutën e Republikës ashtu që Kosova dhe Shqipëria, si shtete të të njëjtit komb, të mund të integrohen dhe bashkohen”, tha Kurti

Kurti shtoi se është krenar që e ka vizituar Gjirokastrën, ku, siç theksoi ai, flamuri liridashës i Shqipërisë së pavarur u ngrit më 4 dhjetor 1912, vetëm shtatë ditë pasi Ismail Qemali e ngriti atë në Vlorë.

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, te vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim”, tha Kurti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img