Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Mezi pres të bashkëpunoj me komandantin e ri të KFOR-it.
Shefi i zyrës së BE-së për Kosovën, Thomas Szunyog, ka uruar komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, duke shkruar se mezi pret të bashkëpunoj për çështje me interes të përbashkët.
“Sot ne i japim lamtumirën Komandantit Franco Federici dhe mirëpresim komandantin në ardhje Ferenc Kajári. Mezi pres të bashkëpunoj me gjeneralmajorin Kajári për çështje me interes të përbashkët”, ka shkruar Szunyou.






