Çfarë deklaroi shefi i UNMIK-ut në Këshill të Sigurimit për ngjarjet në veri të Kosovës?

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shefi i UNMIK-ut flet në Këshill të Sigurimit për ngjarjet në veri të Kosovës.

Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur lidhur me zhvillimet në veri të Kosovë ku ka thënë se sipas qytetarëve, në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës në aksionin e fundit ka hedhur granata dore në drejtim të shtëpive të qytetarëve, raporton Gazeta Express.

Tanin ka thënë poashtu se aksioni është përshkruar si aksion kundër kontrabandës.

“Policia e Kosovës sërish është futur në veri të Kosovës për siç është përshkruar aksion kundër kontrabandës. Nuk dihet saktë nëse KFOR-i është njoftuar për aksionin, si pasojë mbeten të plagosur disa protestues dhe policë. Qytetarët e Veriut të Mitrovicës raportuan se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granta dore në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

Tutje, Tanin tha sipas policisë disa protestues kanë shtënë me armë drejt tyre.

“Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sipas policisë së Kosovës disa protestues kanë shtënë me armë drejt policisë”, tha ai.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img