E zakonshme, Gërvalla ia huq prapë: Kandidatët për Asamble të Mitrovicës i paraqet si të Podujevës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një tjetër lëshim në rrjetet sociale.

Kësaj radhe, Gërvalla i ka paraqitur kandidatët për Asamble të Komunës së Mitrovicës si të Komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Express.

“Më 17 tetor kurorëzohet vullneti i shprehur për ndryshim më 14 shkurt. Këta janë kandidatët e Listës Guxo në Besianë/Podujevë”, ka shkruar ajo në postimin e saj në ‘Facebook’.

Ndërkaq, në postimin e shpërndarë nga ajo, paraqitën tetë kandidatët për Asamble në Komunën e Mitrovicës nga radhët e Listës ‘Guxo’, të cilët garojnë me listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Dhjetë minuta më herët, me përshkrim të njëjtë Gërvalla i ka shpërndarë kandidatët për asamblistë të Komunës së Podujevës.

Gërvalla njihet për gabime të ngjashme edhe në nivel reagimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme nëpër rrjetet sociale.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img