Në vendin tonë po vazhdojnë edhe më tutje masat kufizuese.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka dënuar 278 qytetarë që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Gjithashtu, Policia njofton se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 79 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Në 24 orët e fundit kanë ndodhur edhe 53 aksidente me dëme materiale ndërsa 28 aksidente trafiku me persona të lënduar.
Po ashtu, Policia ka arrestuar edhe 22 persona, 14 prej tyre i ka dërguar në mbajtje kurse katër në vuajtje të dënimit.





