A po paralajmëron diçka, Hoti publikon fotografi me Shalën para zgjedhjeve në LDK – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

A po paralajmëron diçka, Hoti publikon fotografi me Shalën para zgjedhjeve në LDK

a-po-paralajmeron-dicka,-hoti-publikon-fotografi-me-shalen-para-zgjedhjeve-ne-ldk

Hoti publikon fotografi me Shalën para zgjedhjeve në LDK, a po paralajmëron diçka?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi në facebook, ku shihet bashkë me Kujtim Shalën.

Në mbishkrimin e fotografisë Hoti ka shkruar “Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”.

Por, a po paralajmëron diçka Hoti me këtë fotografi?

Prej momentit kur LDK pësoi debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kryesia e kryetari i saj dhanë dorëheqje, kjo parti po punon në zgjedhjet brenda partisë.

Zgjedhjet brenda LDK’së do të mbahen me 14 mars. Pretendentët e përfolur për kryetar të LDK’së janë Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Anton Quni, Melihate Tërmkolli.

Çka thotë Statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dorëheqjen e kryetarit?

Neni 27 në statutin e LDK-së thotë se kryetari i këtij subjekti mund të japë dorëheqje pa i skaduar mandati.

Në rast se kryetari i LDK-së shkarkohet apo jep dorëheqje, atëherë saktësohet se brenda 60 ditësh duhet të thirret Kuvendi i LDK-së.

“27.1 Për punën e tij, Kryetari i përgjigjet Kuvendit të LDK-së. Me propozimin e 1/3 së anëtarëve të Kuvendit, mund të ngrihet çështja e votëbesimit të Kryetarit. Votimin për besim mund ta ngrejë edhe vetë Kryetari. 27.2 Me votim për shkarkim, në përputhje me nenin 21, pushon mandati i Kryetarit të LDK-së.

27.3 Kryetari mund të japë dorëheqje para skadimit të mandatit. 27.4 Në rast të paragrafit 2 dhe 3 të nenit 27, duhet të thirret Kuvendi i LDK-së, në afatin prej 60 ditësh”, thuhet në statut.

Neni 25 në statutin e LDK-së e saktëson se kryetari i këtij subjekti votohet në Kuvend të LDK-së me votim të fshehtë.

Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetar. Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.

Ani pse statuti i LDK-së thotë se kryetari i ri duhet të votohet brenda 60 ditësh, Isa Mustafa kishte thënë para mediave se një gjë të tillë do ta bëjë shumë më herët.

“Në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe të hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së unë sot e kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me statut i kemi 60 ditë po unë do ta bëjë këtë shumë më shpejt”, tha Mustafa.

Tashmë disa zyrtarë të LDK-së kanë thënë se mund të jenë kandidatë për kryetar të subjektit.

Të ngjajshme

Hoxhaj i ashpër: Kurti po e dërgon Osmanin në presidencë që të ketë kontroll absolut mbi institucionet

albswiss.com

Ambasadori zviceran viziton VV-në, takohet me Kurtin e Vitinë

albswiss.com

Ky është kandidati i parë i LDK-së që tashmë ka arritur në Kuvend

albswiss.com