Abdixhiku uron kryetarin e ri të CDU-së, Friedrich Merz

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abdixhiku i ka dërguar një urim kryetari të ri të zgjedhur të CDU-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dërguar telegram urimi kryetari të ri të zgjedhur të CDU-së gjermane, Friedrich Merz.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook, Abdixhiku ka uruar kryetarin Merz dhe ka shprehur bindjen për vazhdimin e bashkëpunimit.
Telegrami i urimit:

“I nderuar President,

Po ju shkruaj për t’ju uruar për zgjedhjen tuaj sot si kryetar i Unionit Demokristian.

Mbështetja e jashtëzakonshme që morët nga anëtarësia e CDU-së dhe delegatët e saj është një shenjë e fortë e vlerësimit që populli gjerman ka për personalitetin tuaj dhe besimin e tij të fortë se si lider i CDU-së ju do ta çoni më tej partinë dhe vendin.

Si parti simotër e CDU-së, ne në LDK jemi të bindur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë që e kemi ndërtuar ndër vite edhe në të ardhmen. Gjermania dhe CDU kanë qenë gjithmonë përkrahës të mëdhenj të Kosovës dhe popullit të saj, dhe ne e vlerësojmë vërtetë këtë.

Teksa niseni në këtë rrugë të re dhe përballeni me sfidat që ju presin, ju uroj shëndet dhe rrugëtim të suksesshëm.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img