9.2 C
Geneva
Sunday, December 7, 2025

Agim Bahtiri thotë se Albin Kurti do të jetë kryeministër i Shqipërisë së Madhe

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Agim Bahtiri: Albin Kurti do të jetë kryeministër i Shqipërisë së Madhe.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Albin Kurti do të jetë kryeministër i Shqipërisë.

Madje, kjo sipas Bahtirit do të ndodhë kur të jetë një shtet shqiptar, shkruan Reporteri.

Bahtiri për Kanal10 ka thënë se kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë Lulzim Basha i Partisë Demokratike, por vetëm deri sa Albin Kurti të bëhet kryeministër i një shteti të vetëm shqiptar.

“Kryeministër i Shqipërisë do të jetë Lulzim Basha deri sa të vije Albin Kurti, kryeministër i një shteti të vetëm shqiptar”, ka thënë Bahtiri për Kanal10.

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet më 25 prill të këtij viti. Në zgjedhjet e prillit në Shqipëri për herë të parë do të marrë pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img