6.2 C
Geneva
Sunday, March 3, 2024

Aksident masiv me mbi 50 të lënduar, zbardhen detajet e frikshme

Një aksident masiv në Gjermani ka shkaktuar me dhjetëra të plagosur këtë të martë.

Raportohet se përplasja ndodhi mes një kamioni dhe një autobusi polak në autostradën A 12 në shtetin e Brandenburgut midis qyteteve Storkoë dhe Fredersdorf.

Policia gjermane tha se 52 persona u plagosën, duke përfshirë 10 me lëndime të rënda, tha DPA. Një person mësohet se është në gjendje kritike.

Në vendngjarje kanë qenë tre helikopterë, ambulanca dhe policë, ndërsa pjesa e autostradës është mbyllur.

Policia tha se kamioni, i cili po udhëtonte në drejtim të Berlinit, u përplas me anën e autobusit kur ai u përpoq të ndryshonte korsinë.

Policia polake konfirmoi në Twitter se një autobus nga Polonia u përfshi në një aksident në Gjermani dhe se shumë njerëz u plagosën. Personeli i policisë polake shkoi në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img