Shumë aksidente kanë ndodhur ditëve të fundit.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën Prizren-Vërmicë.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime, i cili është dërguar për të marrë tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes”, ka njoftuar ai.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.





