-11.4 C
Geneva
Saturday, March 18, 2023

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, raportohet për 1 të vdekur dhe disa të plagosur

Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në Kroaci, ndërsa nga informacionet e para raportohet për viktima.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë. Po ashtu raportohet se disa persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Përplasja e autobusit në Kroaci – zbardhen detaje tronditëse, viktima një 41-vjeçar shqiptar

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik në Kroaci, ku u përfshi në autobus me targa shqiptare.

Mediat kroate bëjnë me dije se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 41-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Ndërkohë, autobusi, që drejtohej nga një 58-vjeçar shqiptar humbi kontrollin krejt papritur, duke u përmbysur në rrugën me borë. Ndërkohë, 7 persona, mes të cilëve dhe shoferi, u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Po ashtu raportohet se shoferi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Karllovacit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img