Alarmante: Vdesin një numër i pacientëve në listat e pritjes në QKUK, nuk iu erdhi radha për operacion për shkak të pandemisë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Alarmante: Vdesin një numër i pacientëve në listat e pritjes në QKUK, nuk iu erdhi radha për operacion për shkak të pandemisë

alarmante:-vdesin-nje-numer-i-pacienteve-ne-listat-e-pritjes-ne-qkuk,-nuk-iu-erdhi-radha-per-operacion-per-shkak-te-pandemise

Vdesin një numër i pacientëve në listat e pritjes në QKUK, nuk iu erdhi radha për operacion për shkak të pandemisë.

Një numër i pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të cilët kanë qenë në listat e pritjes, kanë ndërruar jetë pasi nuk iu ka ardhur radha për të kryer operacionet.

Mbi 600 pacientë janë në listat e pritjes në Kardiologjinë Invazive si dhe mbi 300 qytetarë janë në pritje për intervenime kirurgjike në Klinikën e Urologjisë, raporton emisioni Shneta në T7.

Për fat të keq një numër i pacientëve kanë ndërruar jetë derisa kanë qenë në pritje për të kryer këto intervenime.

Menaxherët e këtyre njësive, Dr. Daut Gorani në Kardiologji dhe Dr. Sabit Mehmeti në Urologji, kanë deklaruar se rritja e numrit të pacientëve në listat e pritjes ka ndodhur për shkak të pezullimit të operacioneve gjatë pandemisë.

Ata kanë thënë se janë duke punuar që nga janari për të ulur numrin e rasteve që presin për intervenime, por në shumë raste pacientët ose kanë ndërruar jetë, ose i kanë kryer intervenimet në spitalet private.

Të ngjajshme

Përfundon votimi i raundit të parë për zgjedhjen e presidentit

albswiss.com

Kujtim Shala shihet përkrah Lumir Abdixhikut pak ditë para zgjedhjeve

albswiss.com

Kjo parti kundërshton hapjen e ambasadës në Jerusalem

albswiss.com